Dugolli paralajmëron konferencë për shtyp të shtunën, thotë se do të tregojë diçka të rëndësishme

0 minutes, 48 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thirrur një konferencë për gazetarë për të shtunën në orën 11:00, ku thotë se do të ketë një adresim për një çështje shumë të rëndësishme.

Ai nuk ka dhënë hollësi rreth temës që dëshiron ta ndajë me publikun, por ka thënë se do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve për arsyen e paraqitjes së tij.

“Të dashur dhe të respektuar gazetarë/e, ju ftoj që nesër, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ora 11:00, të vini dhe të ndiqni një adresim timin për një çështje shumë të rëndësishme. Pyetjeve tuaja do u përgjigjem me kënaqësi, ndërsa në fund do ua shpërndajë edhe materialin e zgjeruar më qëllim të informimit më të detajuar për arsyen e paraqitjes sime për opinionin”, ka shkruar Dugolli.

Publikime te ngjashme