Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, Alexander Bortnikov, tha të martën se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina qëndrojnë prapa sulmit masiv të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë që la të paktën 139 të vrarë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.
Ukraina i ka mohuar akuzat e Rusisë për përfshirje në këtë sulm, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ISIS, raporton agjencia “Reuters”.
Disa shtete perëndimore kanë thënë se të dhënat e tyre të inteligjencës tregojnë se ISIS-K, degë e ISIS-it në Afganistan, është përgjegjës për sulmin.
Gazeta Nacionale të shtunën publikoi një artikull shpjegues të agjencisë “Reuters” për grupin ISIS-k dhe për motivet që mund të ketë pasur ai për ta sulmuar Rusinë./GazetaSinjali