Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris, Osmani: E gjithë Kosova është me ty!

0 minutes, 26 seconds Read

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar suksese boksieres Donjeta Sadikut, e cila edhe është sportistja e parë e Kosovës që nis në këta Lojëra Olimpike.

“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar Osmani para ndeshjes.

Donjeta Sadiku do të ndeshet sonte me fillim nga ora 21:00.

Publikime te ngjashme