Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, realizuan sot një vizitë në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të inspektuar përgatitjet institucionale për fluksin e pritshëm të mërgimtarëve. Zyrtarët panë nga afër mobilizimin e stafeve kufitare, me qëllim që ardhja e bashkatdhetarëve të jetë sa më e lehtë dhe pa vonesa./lajmishqip.net
Gjatë këtij inspektimi, ata zhvilluan takime me zyrtarët policorë, ku u informuan detajisht mbi planin operativ dhe masat shtesë të ndërmarra për menaxhimin efikas të qarkullimit. Theksi u vendos te përshpejtimi i procedurave dhe ofrimi i shërbimeve dinjitoze për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë pikëkalim kufitar./lajmishqip.net
