Detaje nga autopsia: Faton Hajrizi u vra nga largësia, trupi s’kishte dëmtime, nëna e puthi në ballë kur e identifikoi

1 minute, 12 seconds Read

Faton Harjizi është vrarë nga forcat policore serbe pasi përgjatë kohës sa qëndronte në arrati dyshohet se ka vrarë një polic të Serbisë.

Trupi i tij prej ditësh ka qëndruar në morgun e Lloznicës dhe është kthyer në Kosovë me shumë vështirësi në orët e para të së premtes. Avokati Arianit Koci pas kthimit në Prishtinë ka konfirmuar se kufoma është e Faton Hajrizit dhe ka bërë thirrje që të ndalen spekulimet gjithandej.

Pasi është sjellë në Kosovë, në IML në Prishtinë është bërë autopsia dhe familjarët e kanë identifikuar trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Portalimagazina.com, duke u thirrur në burime të afërta me procesin e autopsisë, shkruan se Faton Hajrizi ishte qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup dhe se nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup, përveç atyre të shkaktuara nga proceset biologjike.

Burimet i kanë treguar portalitmagazina.com edhe për momentin kur nëna është futur në IML për të identifikuar trupin e djalit të saj.

“E puthi në ballë, bisedojke me të por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.

Rezultatet e autopsisë prite të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00./PortaliMagazina.com

Publikime te ngjashme