Deputeti Ramadani thotë se Ligji për KPM-në është më miri i mundshëm

2 minutes, 0 seconds Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Valon Ramadani, i ftuar në “Info Plus”, ka komentuare miratimin e ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, i cili dje nxiti reagime nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, dhe partitë opozitare.

Duke e komentuar miratimin e projekt-ligjit, Ramdanai tha se për momentin është ligji më i mirë i mundshëm.

Ramadani tha se ky projektligj ka 6 muaj që diskutohet, komentohet e kritikohet në Kuvendin e Kosovës, megjithatë sipas tij, ky projektligj ka 3 vite që ka dalë në publik.

“Dje kur u votua në lexim të dytë kishte edhe 93 amendamente dhe ato nuk janë vetëm numër, p[or ka edhe ndryshime përmbajtjesore në projekt-ligj në të cilin kanë kontribuar deputetët e këtij komisioni, shoqëria civile dhe kanë dorëzuar sonetet në drejtim të komisionit të Kuvendit. Në këto 93 amendamente ka komente, ka sugjerime të marra nga zyra e BE-së në Kosovë dhe së fundi opinioni i ekspertes nga Këshilli i Evropës e cila është ftuar edhe me kërkesën tonë. Pra kemi opinioni e saj ligjorë që na ka shërbye neve që të ndryshohen disa çështje ligjore ”, tha Ramadani.

Ai tha se është më se i bindur se ky ligj për momentin është ligji më i mirë i mundshëm

“Për momentin jam më se i bindur se ky ligj për momentin është ligji më i mirë i mundshme në të ardhmen mund të shihet nëse ka ndonjë çështje që duhet të ndryshohet”, tha Ramadani në RTK.

Ai tha se ekspertja e Këshillit të Evropës është një filtër më i madh se të gjitha reagimet.

“Ne si komision kemi pasur për këto 6 muaj  7 dëgjime publike në të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës, por edhe një dëgjim në Kuvend”, tha Ramadani duke shtuar se edhe ekspertja ndërkombëtare e ka cilësuar se dëgjimet publike për këtë projekt-ligj kanë qenë transparente.

Ndryshe, miratimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM) nga Kuvendi i Kosovës ka nxitur reagime të misioneve ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike në Kosovë, si edhe të organizatave ndërkombëtare për lirinë e medies.

Publikime te ngjashme