Deputeti i VV-së për drejtorin e arrestuar të KEK-ut: Policia të jetë e vëmendshme për sigurinë, mund të kryejnë atentat ndaj tij

0 minutes, 33 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi, i ka dalë në mbrojtje kryeshefit të arrestuar të KEK-ut.

Ai ka thënë se gjithmonë është frikësuar se do të bënin dhe atentat kundër tij, pasi që e ka ndalur zhvatjen në KEK.

“Është lajm i mirë kur dëgjova arrestimin e Drejtorit të Kek-ut, pasi gjithmonë jamë frigu se do të dëgjoj lajmin mbi atentatin e tij, duke e ditur se sa banditave ju ka ndalë zhvatjen e KEK-ut.

Policia duhet të jetë e vëmendshme për sigurin e tij , mbase atentatin ndaj tij mund të ndodhë edhe aty në mbajtje:, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme