Komisioni i Etikës ka përjashtuar 24 deputetë të opozitës që ishin pjesë e aksionit të djegies së karrigeve jashtë derës së Kuvendit. Deputetët e përjashtuar kanë tentuar të hyjnë sot në ambientet e Kuvendit, pasi në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare. Të ndaluar nga Garda për t`u futur, janë përplasur me punonjës të Gardës.
Ndër deputetët e përjashtuar, që kanë kërkuar të hyjnë në Kuvend janë Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji.