Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, me numër 50 në listë, po rikthehet në vëmendjen e opinionit publik me një nga projektet më domethënëse sociale të realizuara gjatë mandatit të tij si kryetar i Komunës së Prizrenit: sigurimin e shujtave falas për nxënësit.
Gjatë qeverisjes së Haskukës, shujtat ushqimore falas filluan të shpërndahen për nxënësit parafillorë dhe ata të klasave 1 deri në 5, duke përfshirë mbi 13 mijë nxënës në shkollat publike të Prizrenit.

Projekti u vlerësua gjerësisht si një masë konkrete për përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve, rritjen e përqendrimit në mësim dhe lehtësimin e barrës financiare për prindërit..

“Shumë hulumtime tregojnë se nxënësit e uritur kanë probleme me mësimin. Me këtë projekt, çdo fëmijë e ka shujtën e siguruar në shkollë dhe prindërit nuk kanë nevojë të shqetësohen më”, kishte deklaruar Haskuka lidhur me projektin.

.Megjithatë, me ardhjen e PDK-së në pushtet në Komunën e Prizrenit, projekti i shujtave falas u ndërpre.
Shpërndarja e kifleve falas për nxënësit e ciklit të ulët u ndal, ndërsa Ekzekutivi komunal arsyetoi vendimin me mungesë të kodit buxhetor.
Ky dallim i qartë mes qasjes së qeverisjes së Mytaher Haskukës dhe ndërprerjes së projektit pas ndërrimit të pushtetit po shihet nga përkrahësit e tij si dëshmi e orientimit social dhe fokusit të tij te arsimi, fëmijët dhe barazia.
Në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, Haskuka po prezantohet si një kandidat me përvojë konkrete dhe politika publike që kanë prodhuar rezultate të prekshme për qytetarët e Prizrenit.
