Spajiqi ngec, rriten ndarjet politike, URA në pozitë më të fortë. Kështu e përshkruan situatën politike që në titull analiza e një matjeje të opinionit publik në Mal të Zi, bërë nga kompania Data Praxis.
Në hulumtimin e zhvilluar ndërmjet datave 1 dhe 12 korrik 2024, me 1511 respondentë, paraqitet situatë dinamike politike.
Partia e ish-Presidentit malazias Milo Gjukanoviq, DPS, edhe në këtë hulumtim del të ketë aktualisht përkrahjen më të madhe të qytetarëve të anketuar, më 17 për qind. E dyta radhitet subjekti i kryeministrit Milojko Spajiq, PES, më 12 për qind, kurse në vendin e tretë është partia URA e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, më 9 për qind mbështetje.
Sidoqoftë, Abazoviq del në krye të listës së pëlqyeshmërisë së respondetëve, si i pari, më 40 për qind të pëlqyeshmërisë së kombinuar, duke lënë të dytin Presidentin aktual, Jakov Milatoviq, më 38 për qind. Kryeministri i tashëm ka dalë vetëm në pozitën e gjashtë si më i pëlqyeri lider politik në Mal të Zi.