“Dardanët” triumfojnë në Lituani, shkëlqen Zhegrova

0 minutes, 49 seconds Read

Kosova e ka mposhtur Lituaninë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve me rezultat 1-2.

“Dardanët” e morën epërsinë qysh në minutën e 20-të, ku Edon Zhegrova shënoi gol mjaft të bukur.

Lituania shënoi në minutën e 34-të, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje, e për më shumë nuk patën forcë të bënin në pjesën e parë.

https://twitter.com/FootballReprt/status/1845109657070645679

Në pjesën e dytë, Kosova shënoi sërish, ketë herë me Ermal Krasniqin, i cili e shënoi golin e parë me fanellën e “Dardanëve”.

Ndërsa, pas një gabimi të portierit Saipi, Lituania ngushtoi epërsinë në 1-2, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve, ku ka gjashtë pikë dhe pozicionohet e dyta, teksa vendin e parë e ka Rumania.

https://twitter.com/KryeministriRKS/status/1845093057055600674

Publikime te ngjashme