Faton Hajrizi, i cili dyshohet për vrasjen e Nikolla Krsmanoviqit, është likuiduar në afërsi të Loznicës, tha ministri serb.

Faton Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak të rezistencës ndaj policisë, transmeton Ballkani.info.

Pak më herët, kur MPB-ja e Serbisë publikoi fotografinë e të dyshuari, njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska dhe vranë një shqiptar në numrin 21.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

15 ditë më parë, Faton Hajrizi u arratis nga burgu në Kosovë.