Daçiq: Forcat e armatosura serbe janë në gatishmëri

0 minutes, 42 seconds Read

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq foli për zhvillimet në veri.

Ai drejtoi gishtin kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij po shkakton eskalimin e konfliktit.

Në lidhje me shkuarjen e KFOR-it në ndërtesat në veri, Daçiq tha se detyra e tyre është për të “ndaluar veprimet e njëanshme të Prishtinës dhe jo për të ndaluar serbët të hyjnë në objekte”.

“Ata tani po mbrojnë kryetarët nën pretekstin e sigurimit të paqes. Duket që ata po mbrojnë gjithashtu pronarët e ndërtesave, nga ata që punojnë aty, nga ata. Ata s’mund të jenë kryetarë nëse nuk janë zgjedhur nga serbët”, tha ai.

Daçiq foli edhe me tonë kërcënuese, duke thënë se forcat e armatosura serbe janë në gatishmëri.

Publikime te ngjashme