Çun Lajçi: “Sa mirë që populli e ka marrë vesh “patriotizmin”e tyne që shfryhen me Kurtin”

1 minute, 5 seconds Read

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj atyre që për shpërthimin në lumin Ibër Lepenc po sulmojnë Albin Kurtin.

Ai thotë se ata që po shfryhen në Kurtin, kanë rrokadë të krimbur.

“ Oh sa mirë që populli e ka marrë vesh “patriotizmin”e tyne e nuk bjen ma në kurthat e hijenave pushtetare!”, shkruan ai.

Reagimi në Facebook:

Dezinformatat e “patriotëve” që kan mbetur në mëshirën e hajnisë!

Hajt e mos plas!? Hajt e mos nem?! Hajt e mos shaj!? Dhe hajt e mos i urrejë ata që presin të zbrazën granatat në stacionin e policisë! Të shpërthejnë të tjerat në komunën e Zveçanit dhe të eksplodon kanali i Ibër-Lepencit e të shfryhen në Kurtin, (jo në bandat e Vuçiqit, se ata janë tue ba punën mirë), po në Qeverinë e Kurtit, që asht “tue ba krejtësisht politikë të gabueme”, sipas rradakës së tyne të krimbur!?

Falëm Zot që po nisëm për tek mërgata në Cyrih i mbushur vner në hajnat që janë ba hijena e me çdo kusht duan t’na kafshojnë!

Oh sa mirë që populli e ka marrë vesh “patriotizmin”e tyne e nuk bjen ma në kurthat e hijenave pushtetare!

Aeroporti Adem Jashari, 30.11.2024

Publikime te ngjashme