Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

0 minutes, 51 seconds Read

Cristiano Ronaldo ka treguar një moment të veçantë me djalin e tij, Matteo, i cili është një admirues i madh i Kylian Mbappes.

“Djali im Matteo e adhuron Mbappes”, zbuloi Ronaldo në podcastin e tij.

“Ai më thotë se Mbappe është më i mirë se ti. Unë i them që babai yt është më i mirë, ka më shumë gola”, shtoi portugezi me humor.

Mbappe po dëshmon aftësitë e tij si një golashënues i jashtëzakonshëm dhe është shënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon.

Megjithatë, francezi ende nuk mund të krahasohet me Ronaldon, i cili po i afrohet shifrës historike të 1000 golave në karrierë.

Legjenda portugeze numëron tashmë 920 gola dhe vazhdon të shënojë.

Sa i përket lojës së përgjithshme, Ronaldo ishte një driblues vdekjeprurës në kohën e tij dhe ka fituar 5 herë Topin e Artë, ndërsa Mbappe ende nuk e ka fituar asnjë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme