Pas dështimit të 28-të radhazi të seancës për konstituimin e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi para mediave se vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale.
Ajo theksoi se PDK-ja ka shënuar rritje dhe pohoi se partia e saj është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.
“Fatkeqësisht, situata absurde në Kuvendin e Kosovës po vazhdon. Vendi po mbetet pa institucione për shkak të kryeneçësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, prandaj ne bëjmë thirrje për reflektim,” u shpreh Çitaku. “Si PDK kemi ofruar zgjidhje; nuk është koha të barrikadohemi. Kosova është më e madhe se secila parti politike.”