Çfarë është Superliga Evropiane që klubet s’po e pëlqejnë’?

0 minutes, 50 seconds Read

Propozimi për Superligën Europiane ka filluar të zbardhet me detaje që paraqesin strukturën më të re të organizimit kompetcionit futbollistik në kontinentin e vjetër, e cila përfshin skuadra nga të katër anët e Europës.

Kompetcioni pan-Europian do t’i ngjajë një piramide me tre shtresa: Liga e Yjeve (16 klube), Liga e Artë (16 klube) dhe Liga Blu (32 klube).

Pjesëmarrja në këto liga do të vendoset prej meritave sportive dhe nuk do të ketë pjesëmarrje të përhershme në ligë.

Do të ketë çdo vit, si në çdo ligë evropiane, ngjitje të skuadrave një kategori më lartë apo zbritje një kategori më poshtë.

Klubet do të angazhohen në ndeshje vajtëse dhe ardhëse të ndara në 8 grupe, të organizuara në mënyrë të tillë që do të luhen 14 takime çdo vit nga secila skuadër.

Në fund të sezonit, do të ketë një fazë eleminimi direkt e cila do të përcaktojë fituesin e çdo lige./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme