Klubi i futbollit Liria ka filluar sezonin e ri me entuziazëm të madh dhe me synim të qartë: rikthimin në Superligën e Kosovës. Pas një periudhe intensive përgatitore, skuadra duket e gatshme për sfidat që e presin. Mbështetja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme, me shitje rekord të ndërresave për sezonin e ri. Kjo tregon […]
Pas dy muajsh pushim dhe ndeshjeve të klubeve tona në garat ndërkombëtare, Superliga e Kosovës kthehet në aksion me edicionin 2024/25, një edicion që pritet të jetë më i fortë se sa i kaluari, pasi që diferenca mes klubeve është më e ngushtë. Në edicionin e shkuar, favorit kryesor llogaritej Ballkani, që sërish është në […]
Mundësi Chermen Valiev ka kaluar në çerekfinale pas fitores 4-3 ndaj Turan Bayramov të Azerbajxhanit. Valiev nuk i bëri një nisje të mirë sfidës, pasi mundësi Bayramov mori kryesimin 3-0 me pikë në periodën e parë. Në të dytën, Valiev mori kontrollin e ndeshjes duke marrë 4 katër pikë, një fitore me përmbysje që e […]
Mundja mbetet shpresa e vetme e Shqipërisë, për të siguruar një medalje olimpike në “Paris2024”. Zelimkhan Abakarov nuk zhgënjeu në sfidën e parë, madje dhuroi spektakël duke marrë kualifikim vetëm në limite. Mundësi Zelimkhan Abakarovka, bërë detyrën përballë rivalit nga Guinea-Bisau, Diamantino Iuna Fafe duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve të botës […]
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, Lille, në minutat e fundit të ndeshjes në përballje me Fenerbahçen e Jose Mourinhos. Zhegrova shënoi në 90+1 për 2-1, për t’i dërguar me shpresë për në Turqi ku pritet të luhet ndeshja e ardhshme në kuadër të play-off’it të Ligës së […]
Ekipi Olimpik i Kosovës – veçanërisht ekipi i xhudos, ka shkëlqyer në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Derisa shumë sportistë kosovarë kanë thyer rekorde personale dhe shtetërore në Olimpiadën e Parisit, xhudo ka arritur të sjellë edhe dy medalje për shtetin e Kosovës – një të argjendtë dhe një të bronztë. Madje, shteti i Kosovës qëndron […]
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër. Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë. Në […]
Trajneri i xhudos në Kosovë, Toni Kuka, e ka krahasuar suksesin olimpik të Kosovës në këtë sport me shtetet e rajonit, duke e potencuar rëndësinë e këtyre triumfeve, dhe problematikën e të pasurit sukses kulmor. “Fqinji ynë verior, Serbia, që i ka diku 300 klube të xhudos, si shtet i pavarur prejse është, jo në […]
Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Hamrunit në Maltë, duke siguruar kështu kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi Ballkanit të cilët rrezikuan në minutën e katërt përmes Bernard Karricës por që ai nuk ia doli të shënojë. Një tjetër mundësi e mirë për […]
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në “Paris 2024” dhe të pestën medalje olimpike për Kosovën. Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, duke uruar popullin shqiptar për këtë sukses. Postimi i Kukës: “Medalja nr 5 Olimpike! Kosova ime Gëzuar. Populli im Shqiptar urime e gëzuar”.