“Çmenden” nga gëzimi, San Marino shënon fitoren e parë zyrtare në histori të futbollit

Përfaqësuesja modeste e San Marinos ka arritur që për herë të parë në historinë e saj, ta fitojë një ndeshje zyrtare. Ata mposhtën Litejnshtanjin me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Futbollisti 19 vjeçar, Nicko Sensoli, rezultoi të jetë golashënuesi i vetëm i këtij momenti kulminant për […]

Foda: Rumania është skuadër e fortë por ne jemi përgatitur mirë që ta fitojmë këtë ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ do të ndeshet me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. Trajneri i Dardanëve Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi në konferencën për media, janë shprehur optimist se Kombëtarja jonë do ta nis me fitore edicionit e ri në […]

Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në “Fadil Vokrri”

Kosova është nikoqir i Rumanisë për përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 2. Ndeshja që luhet të premten (6 shtator) do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka thënë se shpreson që të ketë atmosferë loje dhe pa incidente. “Ekipi ka fituar […]

Flamuj të Serbisë dhe thirrje anti-Kosovë në ndeshjen e Mitrovicës

Më 12 shtator të vitit të kaluar shumë flamuj të Serbisë u shfaqën në stadiumin e Bukureshtit, ku u zhvillua ndeshja kualifikuese për “Euro 2024”, Rumani – Kosovë. Gjatë ndeshjes huliganët rumunë kishin bërë thirrje si “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”. Flamuj serbë dhe thirrje anti-Kosovë kishte edhe të mërkurën pasdite në Rumani, përkatësisht […]

Skandal në Constanta: Flamuj serbë në stadium, u ndërpre ndeshja e kampiones së Kosovës

Flamuj të Serbisë u shfaqën nga tifozët e kampiones rumune të futbollit për femra, Farul Constanta, gjatë ndeshjes ndaj kampiones së Kosovës, Mitrovica. Ndeshja po zhvillohej në qytetin rumun, Constanta, dhe ishte gjysmëfinale e një prej mini-turneve të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Sipas raportimeve nga mediat rumune, ndeshja u ndërpre për […]

Vojvoda para duelit me Rumaninë: Në ‘Fadil Vokrri’ duhet vetëm fitore

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme ndaj Rumanisë. Në prag të sfidës së parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, Dardanët janë zhvendosur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku të premten do të ballafaqohen me kundërshtarin më të fuqishëm të Grupit 2 në Ligën […]

Shqiptarët e Spartës pozojnë me flamurin Kuq e Zi pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Sparta e Pragës e siguroi garimin në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024-25. Klubi kryeqytetas e mundi Malmon vajtje-ardhje, ku i sapoardhuri Albion Rrahmani debutoi me gol. Pas ndeshjes, katër shqiptarët e këtij klubi, Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi kanë pozuar me flamurin kuq e zi. Madje ka qenë vetë klubi çek […]