Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin […]
Ditën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri. Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi. Për herë të parë në historinë e shekujve të fundit, Shqipëria nuk është më një vend me shumicë myslimane. Lajmi ka tërhequr […]
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre. Kristiani dhe Drilona njihen për jetën e luksit që […]
Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të armatimeve dhe ushtrisë, Serbia ka shënuar këtë të premte Vidovdanin, siç njihet festa festa ku përkujtohet ndër të tjera edhe beteja mes serbëve te drejtuar nga princi Llazar dhe ushtrisë Osmane në Fushë Kosovë. Pas vendosjes së kurorave në memorialin e heronjve të Kosovës […]
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. – Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit që u zhvillua në vendin […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri […]
Themeluesi i partisë në pushtet të Gjeorgjisë dhe ish-kryeministri, Bidzina Ivanishvili, deklaroi se do të dhuronte 30 milionë lari gjeorgjian (10.7 milionë euro) për ekipin e futbollit, pasi ata ia dolën të bënin një sensacion duke kaluar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Euro 2024. Në një deklaratë, partia e tij “Ëndrra […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë mirënjohje kryetarit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhë. Ishte vetë kryeministri Rama, ai që ka postuar në Facebook, momentin e ndarjes së mirënjohës dhe […]
Shefja e deputetëve katalunas në Kuvendin e Spanjës, Miriam Nogueras, ka folur për Gazetën Express, pasi nisma e tyre jo-ligjore përmes të cilës kërkonin njohjen e Kosovës si shtet nga Qeveria e Spanjës, nuk ka marrë votat e mjaftueshme në Parlamentin spanjoll, shkruan Gazeta Express. Nogueras ka thënë se siç edhe është pritur, shumica e […]
Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është mbushur me postera nacionalist ku përdoret gjuhë e urrejtjes dhe provokuese ndaj Kosovës. Nëpër rrugët e Beogradit janë parë postera me foton e kriminelit të luftës Slobodan Miloshevicit , me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Ky gjest është bërë pikërisht në ditën kur është paraparë të mbahet festivali “Mirdita, dobar dan!”, […]
