Çfarë komploti po përgatit Kadyrov kundër Rusisë, lideri çeçen flitet se po e bën ushtrinë e tij private

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov thuhet se po e bën ushtrinë e tij private pas vdekjes së kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin. Kadyrov, i cili është quajtur shpesh si “qeni sulmues” i presidentit rus Vladimir Putin – besohet se po e forcon ushtrinë e tij private në kurriz të Rusisë, transmeton Telegrafi. Mijëra rekrutë pritej […]

Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton myslimanët t’i bashkohen

Me një lëvizje politike surprizuese, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shokuar europianët, teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit antimysliman. Partia e re, e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet Aleanca Demokratike për Diversitet dhe […]

Mbi 30 vjet burgim jepën ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me mbi 30 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, të akuzuar për terrorizëm. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Gjuraj për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” u […]

“Do të mbrojmë vendin nga agresorët!”, Serbia paiset sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

Ndërsa Kosova po përpiqet të fuqizojë kapacitetet ushtarake me ndihmën e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia mbështetet tek aleati historik Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë nga Moska. Prezantimi i tij […]

“Eja filloja punës në komunë”, nipi i Jakup Krasniqit emërohet drejtor në Drenas pasi MTI e largoi nga puna

Ramiz Lladrovci e ka emëruar drejtor komunal Arian Krasniqin, nipin e Jakup Krasniqit, të larguar nga puna si shërbyes civil në Ministrinë e Tregtisë. Lajmin e bëri të ditur Arian Krasniqi në një njoftim në rrjetet sociale të martën. Ai tha se posa e pranoi vendimin e largimit nga puna në MINT, në të njëjtën […]

Izraeli zyrtarisht i heq vizat për kosovarët

Izraeli zyrtarisht ka hequr vizat për kosovarët që duan të udhëtojnë për qëllime turistike, njoftoi Presidenca e Kosovës. Marrëceshja ështrë arritur takimit që ka pasur preisdenjta, Vjosa Osmani me ambasadoren izraelite në Prishtinë, Tamar Ziv, shkruan Insajderi Vendimi pritet të hyjë në fuqi pas konkludimit të procedurave të nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Izrael. Njoftimi i Presidencës: […]

Këta janë deputetët që s’votuan pro kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni

Opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kishin deklaruar se nuk do ta votonin kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut. Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e Hritjan Mickoskit ishte dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe […]

Kurti uron Xhaferin pas zgjedhjes kryeministër: “Një Maqedoni e Veriut sa më larg fijeve të Moskës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij, Talat Xhaferin, për zgjedhjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Kurti tha se i dëshiron sukses Xhaferin për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh, sipas tij, do ta çoj në zgjedhje vendin fqinj e […]