Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahatiri ka publikuar një fotografi. Bahtiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ishte i shoqëruar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Veton Elshani, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, raporton Ballkani.info. “Limonada plot […]
I akuzuari Muhamet Alidemaj është deklaruar i pafajshëm për akuzën për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Izbicë. Ai ngarkohet se gjatë 1999-ës së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dhunë i ndajnë gratë e fëmijët dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa […]
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se qyteti i Fushë Kosovë prin me rritjen më të madhe të banorëve prej rreth 84 për qind krahasuar me vitin 2011, e tashmë Fushë Kosova numron hiq më pak se 64,078 banorë. Në këtë komunë po ashtu jetojnë më së shumti persona në një kilometër […]
Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Europian për Migrimin. Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe […]
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga pesë persona pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë në Tropojë, ku një person u vra me thikë, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Këta persona janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është në arrati. “Përkrahën autorin e […]
Barack Obama dhe Nancy Pelosi folën privatisht për Joe Bidenin dhe të ardhmen e fushatës presidenciale. As Obama dhe as Pelosi nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë të bëjnë. Demokratët janë duke u munduar t’i japin fund dobësimit të partisë, në mënyrë që të mund të fokusohen në parandalimin e fitores së ish-presidentit Donald […]
Ish-Miss Maqedonia, Emilija Rozman, pësoi një aksident të shtunën e shkuar në vendbanimin prehistorik “Gjiri i Kockave” afër Ohrit. Sipas raportimeve të mediave, ajo thuhet se ra ndërsa po bënte fotografi pranë një gardhe metalike dhe pësoi dëmtime të rënda trupore. Ajo u dërgua në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër, ku po mbahet për trajtim […]
Një operacion i madh antidrogë është organizuar nga Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës, në fund të të cilit janë ekzekutuar 19 urdhër-arreste nga 24 të lëshuara në total. Gjatë operacionit “Tempulli 3” janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kokainë, kanabis dhe heroinë. Personat e arrestuar, një pjesë e të cilëve bashkëpunonin me […]
Faton Hajrizi dhe Shani Tafolli – dy të arratisurit nga Policia e Kosovës janë bërë bashkë në rrjetin social TikTok. Hajrizi i arratisur nga burgu i Smrekonicës javën e kaluar, teksa ‘Shani Tmerri’ i kërkuar për disa vepra penale janë komunikuar ‘live’ – duke u shfaqur si të ‘fortë’. Shani Tmerri e ka uruar për […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur fituesin në lojën shpërblyese për atë që e gjen saktë numrin e popullsisë rezidente në Kosovë. Fituesi është Alberit Sopa, i cili do të marrë shpërblim 10 mijë euro bruto. Sopa ka parashikuar se popullsia rezidente e Kosovë do të jetë 1 milion e 586 mijë e 640, […]