Lumir Abdixhiku konfirmon pjesmarrjën në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani ditën e mërkurë. Kështu ka konfirmuar për “GazetaBlic zëdhënësi për media i LDK-së, Besian Mustafa. “Ju konfirmoj qe kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesen si dhe te mërkuren në takim do jep qëndrimet e LDK-së” tha Mustafa. […]

E rëndë në Durrës/ U zhduk dy ditë më parë, 20-vjeçari gjendet i mbytur në det

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria. Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan, është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, mësohet se 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë. […]

“Diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore!”, avokati i Berishës thirrje për revoltë: Dilni nga shtëpitë, thyeni sportele, rrihni policët dhe vrisni…

Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Gend Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë […]

U arrestua në kufirin serb, protesta në Shkup dhe Ferizaj për lirimin e veteranit të UÇK-së

Të afërm dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e këtë kërkesë e kanë bërë nga dy protestat e organizuar para Gjykatës së Shkupit dhe në Ferizaj. Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarresti të lëshuar nga […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila u është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e […]

Kroacia i shpall persona të padëshiruar tre politikanë pro-serb nga Mali i Zi! Në mesin e tyre edhe kreun e parlamentit dhe zëvendëskryeministrin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Zagrebi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiq, deputetin Millan Knezheviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq, persona të padëshirueshëm. Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak […]

Ceremonia e pazakontë e hapjes së Lojërave Olimpike, shihni delegacionin shqiptar në “parakalimin” mbi varkë (Video)

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë hapur sot me ceremoninë e zakonshme ku pjesëmarrës janë edhe atletët të cilët do të garojnë në këto ditë për të fituar medaljet e lakmuara. Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë […]