ATK-ja rrit të hyrat për 62.9 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) të enjten ka njoftuar se ka rritur të hyrat për 62.9 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas njoftimit në Facebook, ATK-ja ka inkasuar 642 milionë euro të hyra për periudhën janar – gusht 2024. “Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje […]

Me një foto nga takimi me Thaçin, Endriti e uron Xhakën që u nominua për Topin e Artë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e ka uruar futbollistin Granit Xhaka që është nominuar për Topin e Artë. Ai këtë urim e ka bërë përmes një InstaStory, duke publikuar një fotografi të Xhakës me ish-presidentin Thaçi, përcjell Klankosova.tv. “Një shqiptar i nominuar me çmimin prestigjioz Ballon d’Or. I pari shqiptar, lider […]

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Mosha e pacientëve që po kërkojnë ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, për shkak të konsumimit të substancave narkotike, është alarmante. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Faton Kutllovci, kohëve të fundit, këtu po trajtohen pacientë 9 e 10 vjeç. “Fatkeqësisht viteve të fundit po rritet numri i përdoruesve e po ulet mosha e tyre. […]

Rohde thotë se Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për përfaqësim të Kosovës në CEFTA

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por tha se kjo dështoi. CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Europian, me qëllim të lehtësimit të […]

Elshani për bllokimin e pikave kufitare: Gati për çdo skenar, qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata në pikat kufitare të veriut nuk pritet të eskalojë, edhe pse për nesër është paralajmëruar bllokimi i tyre. Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin frekuentimin e këtyre pikave pas orës 18:00 dhe ka theksuar se Policia e Kosovës ka […]

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të presë ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftojnë nga MPJ-ja, në fokus të bisedimeve mes Mucunskit dhe Fidan do të jenë marrëdhëniet dypalëshe politike, […]

Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Përfaqësues të Listës Serbe mbajtën më 5 shtator një konferencë të jashtëzakonshme për media, lidhur me ftesën që kanë marrë nga autoritetet e Kosovës për intervistim. Nga kjo parti, thanë se do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar se do të intervistohen pesë persona nga pesë institucionet paralele serbe, që u […]