Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia ka treguar pse nuk i ka zbatuar obligimet ndërkombëtare që i ka marrë pas anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC). Mongolia ka deklaruar se nuk e arrestuar presidentin rus, Vladimir Putin, shkaku i ndikimit të madh të Kinës. Një zyrtar i qeverisë mongole i tha politico se vendi është i varur nga energjia kineze, duke […]

“The Telegraph”: Kamala Harris do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA

Mediumi “The Telegraph” përmes një sondazhi ka parashikuar se zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA do t’i fitojë Kamala Harris, pasi kishte mbledhur më shumë vota nga shtetet swing, sesa kundërshtari i saj politik, Donald Trump. Zëvendëspresidentja ka fituar mjaft shtete të fushëbetejës për ta çuar atë në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e […]

Trump: Kam një plan shumë specifik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi në një podcast të martën se ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk do ta zbulojë për të mos prishur “surprizën”. “Nëse fitoj, si president i zgjedhur, do të sigurohem që të arrihet një marrëveshje, kjo është e sigurt”, tha kandidati republikan për Shtëpinë […]

Dështon shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, por në fund ka dështuar shkarkimi i tij. Sharkimin e kryeparlamentarit Afrim Gashi, e synoi grupi parlamentar i “Së Majtës”. Në Kuvend votuan 93 deputetë, 72 votuan kundër shkarkimit, ndërsa 21 “pro”. Më këtë, Afrim Gashi mbetet kryetar […]

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se arrestimi i kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, i cili dyshohet për menaxhimin e rrjetit financiar të Mossad-it, është një trillim që synon të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit. Sipas Shalës, kjo nuk është e mundur as nga aspekti shkencor dhe as praktik, duke theksuar se Kosova […]

Kurti takohet me ambasadorin britanik: “Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale e zhvillimet në vend”

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves. Ata “diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend”, sipas Zyrës së Kryeministrit. ZKM-ja nuk përmendi mospajtimet e fundit, por tha se kryeministri e falënderoi ambasadorin britanik edhe “për bashkëpunimin në fushën […]

KQZ: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit nga institucione të ndryshme

Të gjithë kandidatët që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, do t’i nënshtrohen verifikimit të institucioneve të ndryshme. Me anë të verifikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të vërtetojë nëse kandidatët që garojnë për deputetë janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet […]