Presidentja Osmani Falënderon Katarin për Mbështetjen në Sigurimin e Protezave për Invalidët e Luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, ku u diskutua për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë bisedës, të dyja palët rikonfirmuan partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe shqyrtuan mundësitë konkrete për të intensifikuar bashkëpunimin në […]

Kurti: Deklaratat e Vuçiqit, kërcënim për stabilitetin; i bëhet thirrje BE-së dhe NATO-s për reagim të prerë

Kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar të hënën si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke theksuar se Beogradi po tregon hapur mbështetje për nxitjen e tensioneve dhe gjuhës së urrejtjes. Reagimi i Kurtit vjen pas kërcënimit të Vuçiqit për “pasoja të paparashikueshme”, lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Igor […]

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump po punon ‘në mënyrë agresive’ për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, po punon ‘në mënyrë agresive’ për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë, ka deklaruar të hënën Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Ai [Trump] vazhdon të punojë në mënyrë agresive për t’i dhënë fund luftës në Rusi dhe Ukrainë”, u tha Leavitt gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë, pa ofruar […]

Vala e të Nxehtit Përfshin Kosovën: Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë me Apel për Kujdes të Shtuar

Temperaturat e larta kanë mbuluar territorin e Kosovës, duke nxitur autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes të veçantë dhe shmangie të ekspozimit të panevojshëm në diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi aktualisht po kalon një valë të nxehti ekstrem, me temperatura maksimale që parashikohet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Këto kushte […]

Shoqata e Prodhuesve kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë: Faturat ende nuk kanë arritur

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, që vepron në kuadër të Lidhjes së Bizneseve, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) pezullimin e menjëhershëm të vendimit për tarifat e reja të energjisë elektrike, duke e konsideruar atë një kërcënim serioz për sektorin prodhues në vend. Përmes një reagimi, Shoqata ka vënë në pah mungesën […]

Erdogan: Izraeli po përdor Druzët si pretekst për të zgjeruar “banditizmin” në Siri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, akuzoi të enjten Izraelin se po e shfrytëzon pakicën Druze në Siri si një justifikim për të thelluar praninë e tij ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta. Gjatë një fjalimi televiziv, Erdogan deklaroi se “Izraeli, duke përdorur Druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje […]

Netanyahu: Armëpushim në Siri pas ndërhyrjes së Izraelit për mbrojtjen e Druzëve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar sot arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Siri, e cila pason sulmet izraelite kundër forcave siriane në jug të Damaskut me qëllim mbrojtjen e komunitetit Druz. “Ne kemi vendosur një politikë të qartë: demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve. Urdhërova […]

SHBA i vendos ultimatum Rusisë: Armëpushim në Ukrainë brenda 50 ditëve ose do të përballet me masa të reja

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia do të përballet me tarifa doganore ndëshkuese nëse nuk i jep fund konfliktit në Ukrainë brenda një afati prej 50 ditësh. “Afati është 50 ditë, dhe siç është bërë e qartë, nëse një marrëveshje armëpushimi ose paqeje nuk arrihet brenda kësaj kohe, apo nëse Rusia refuzon ta pranojë […]