Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë në Beograd, konkretisht Departamenti për Krime të Luftës, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit kosovar, Lulzim Halili. Vendimi u mor më 24 korrik 2025, dy ditë pas arrestimit të tij nga autoritetet serbe më 22 […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas publikimit të një videoje në mediat sociale, duke pretenduar se incizimi është i manipuluar dhe nuk e tregon të plotë incidentin në lokalin “Home”. Në video, një qytetar i drejtohet deputetes me akuzën “ti je hajne, hajne”, pamje këto që kanë shkaktuar reagime të shumta online, […]
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se hetuesit e tij janë informuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku me pasojë vdekjeprurëse, i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Llazarevë. Një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare dhe duke drejtuar automjetin e […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e pasojave juridike në rast se dështon konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit brenda afatit të 26 korrikut, i cili u caktua me një aktgjykim të mëhershëm të kësaj gjykate. Gjatë një konference për […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) drejtuar ambasadave për të raportuar shpenzimet e vizitave të saj zyrtare. Duke u përgjigjur interesimit medial, Osmani deklaroi se “presidenca ka qenë gjithnjë institucioni më transparent në vend”. E pranishme në konferencën ku njoftoi për dërgimin […]
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë pranë nivelit të 68 dollarëve, të nxitura nga shqetësimet në rritje të investitorëve se tensionet tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe, rrjedhimisht, kërkesën për naftë. Në bursën e Londrës, çmimi i naftës së papërpunuar shënoi një rënie prej 87 centësh gjatë […]
Pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar besueshmërinë e Kosovës, tha ish-kryeministri suedez, Carl Bildt derisa ka komentuar vonesën e formimit të institucioneve të reja. “A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai […]
KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, apo siç e quajnë ‘Vijë Kufitare Administrative’. Në njoftimin për media thuhet se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme. “Po vendosen […]
Komuna e Fushë Kosovës ka filluar sot një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, i cili përfshin rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje në këto zona. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Donat Zharku. Sipas drejtorit Zharku, aksioni ka nisur pasi një pjesë e bizneseve nuk […]
Sipas gazetarit të mirënjohur të The Athletic, David Ornstein, mesfushori Granit Xhaka i ka komunikuar Bayer Leverkusenit dëshirën e tij për t’u larguar, me destinacion skuadrën e Sunderland. Mesfushori i kombëtares zvicerane thuhet se ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me klubin, i cili sapo është ngjitur në Premier Ligë, dhe ka si prioritet […]
