Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka mbështetur publikisht protestën e organizuar nga shoqëria civile, duke i bërë jehonë thirrjeve për t’i dhënë fund bllokadës institucionale që ka lënë Kosovën pa legjislaturë funksionale për më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve. Përmes një postimi në kanalet zyrtare, ambasada përcolli një mesazh të qartë për spektrin politik, […]
Gjatë samitit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në Hagë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, duke i listuar ato si pjesë të angazhimeve të tij në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve nëse ai pajtohet me vlerësimin e shefit të NATO-s, Mark Rutte, dhe […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se opozita po ia zgjat mandatin. Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku i cilësoi fjalët e Kurtit si të pabaza dhe pa logjikë. “Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që […]
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të udhëtojë në Brazil për samitin e BRICS javën e ardhshme për shkak të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP). Në vend të tij, delegacionin rus do ta udhëheqë Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ndërsa Putin do të marrë pjesë përmes video-lidhjeje më 6 dhe […]
Autoritetet në Izrael kanë publikuar bilancin e sulmeve të vazhdueshme nga Irani, të cilat kanë filluar ditën e premte, 13 qershor 2025. Të dhënat zyrtare tregojnë për pasoja të rënda njerëzore dhe dëme masive materiale. Sipas përmbledhjes, si pasojë e sulmeve, 25 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe fëmijë. Numri i të plagosurve ka arritur […]
Sindikata e Re e KEK-ut ka postuar një video, ku një punëtor shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5. Këto pamje, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka quajtur “heroi i kazanit, turpi i qeverisë”. Ajo alarmon se si punëtori në fjalë del “me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e plotë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve të kryera ndaj objekteve bërthamore në Iran, duke theksuar se SHBA është aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm i Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti deklaroi se Republika e Kosovës i bashkohet qëndrimit të SHBA-së […]
Aktori i njohur, Laert Vasili, i cili së fundmi ishte pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP Albania”, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një nga simbolet më të fuqishme të historisë së re të Kosovës. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Vasili shihet duke u përulur me respekt […]
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ambicie të hapura imperialiste, duke deklaruar se synimi i Kremlinit nuk është vetëm pushtimi i plotë i Ukrainës, por edhe i vendeve të tjera në rajon. Në një reagim ndaj deklaratave të fundit të liderit rus, Zelensky theksoi se qëllimet e […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve islame të tregojnë solidaritet dhe të bashkohen për t’u përballur me veprimet e Izraelit, të cilin e akuzoi për krijimin e pasigurisë rajonale dhe globale. Gjatë fjalimit të tij në Sesionin e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik […]
