Kosova drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit: ngërçi politik po rrezikon miliona euro fonde

Kosova hyn në javën vendimtare para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, pas një viti bllokadash institucionale që e kanë lënë vendin pa kuvend funksional dhe me hapësirë fiskale të ngushtë. Sipas vlerësimeve të raportuara nga Reuters, ngërçi i zgjatur ka vonuar ratifikimin e huave dhe programeve të mbështetjes, duke krijuar një boshllëk financiar […]

Alarm para 28 dhjetorit: ndërprerjet e rrymës mund ta godasin procesin zgjedhor – çka po kërkohet urgjentisht?

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, është ngritur shqetësimi se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga funksionimi i qendrave të votimit e deri te komunikimi dhe menaxhimi i të dhënave. Sipas raportimeve, institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar diskutime lidhur me stabilitetin e furnizimit në ditët kritike […]

Kosova hyn në javën e zgjedhjeve: KQZ mbyll akreditimin me 19,254 vëzhgues – kush do ta monitorojë procesin?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke e çuar numrin total në 19,254 vëzhgues.  Sipas të dhënave të publikuara, pjesa dërrmuese e vëzhguesve vjen nga subjektet politike: 17,614. Pjesa tjetër përfshin 809 vëzhgues nga OJQ-të vendore, 121 nga organizata ndërkombëtare, […]

Paga e 13-të në mars dhe “begatia” e arritur: çka po premton Kurti dhe pse thotë “mos lëshoni pe”?

“Realisht”, tha Albin Kurti gjatë një tubimi zgjedhor në Therandë, “ne s’kemi nevojë as të premtojmë. Sepse ju po e jetoni trendin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies”. Slloganit burimisht agimbahtiresk “mos lësho pe” iu ndërrua origjina, duke u lidhur kësaj here me një grua të moshuar që ia thotë Albin Kurtit si idiomë pastërtisht shqiptare. […]

Kurti në Istog: më shumë prodhim vendor që buka të vijë nga toka jonë në sofrën tonë

Kryeministri Kurti qëndroi dje në Istog, nga ku rikonfirmoi përkrahjen e qytetarëve e mërgimtarëve të Istogut. Në një takim në një nga kafenetë e qytetit, Kryeministri tha se Istogu ka dëshmuar përherë përmes votës së tyre mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, e bashkërisht do të votojnë numrin 116, për t’i garantuar Kosovës siguri e begati. Kurti […]

Të shtëna në një xhami në Austri, policia heton dhe komuniteti shqiptar dënon aktin

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një xhami në Hollabrunn të Austrisë. Si pasojë e incidentit, dëmtime kanë pësuar edhe zyrat e partisë së Gjelbër. Sipas raportimeve të mediave austriake, zëdhënësi i policisë, Johann Baumschlager, ka deklaruar se po zhvillohen hetime për të identifikuar dhe gjetur autorët e të shtënave. Të shtënat […]

“Qielli i thyer” – 33 në paraburgim dhe pasuri të sekuestruara rreth 80 milionë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka intensifikuar veprimet në rastin e koduar “Qielli i thyer”, ku të paktën 33 persona ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa vlera totale e pasurisë së sekuestruar dhe e mjeteve të ngrira ka arritur rreth 80 milionë euro. Sipas njoftimit të publikuar, rasti është shënjestruar në takimin e radhës të […]

Reuters: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, në hijen e bllokadës dhe “vrimës” 1 miliardë euro

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, pas një ngërçi gati njëvjeçar politik që çoi në shpërndarjen e Kuvendit dhe la një boshllëk financiar rreth 1 miliard euro në një ekonomi tashmë të brishtë. Sipas raportimit, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti fitoi zgjedhjet e fundit, por nuk arriti shumicën dhe as […]