Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi tregon se termi “personat e zhdukur me dhunë” është i përfshirë në deklaratë

Këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se termi “personat e zhdukur me dhunë” është përfshirë në Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, Kadiu ka deklaruar se tashmë, pritja për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet të marrë […]

BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit, e cila u miratua nga Kurti e Vuçiq

Bashkimi Evropian publikoi Deklaratën për të Zhdukurit për të cilët janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Aty deklarohet angazhimi i palëve për zbardhjen e personave të pagjetur nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Në këtë deklaratë është e cekur se përfshihen edhe personat e zhdukur […]

Përfundon takimi në Bruksel: Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell. Presidenti i Serbisë ka thënë se pala kosovare nuk ka pranuar propozimin për Asociacionin. Ai po ashtu tha se për “çështjen kyçe” të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është e qartë se “Prishtina […]

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, Hoti thotë se Serbia për herë të parë pranoi t’i hapë arkivat shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara!

Pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia pranoi krimet e saj shtetërore ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës, duke i cilësuar të zhdukurit si “të zhdukur me dhunë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan […]

Kryetari i Kuvendit të Serbisë: Ndoshta Kurti është më i fortë se BE-ja dhe gjithë Perëndimi

Kryetari i Kuendit të Serbisë, Vladimir Orlliq ka deklaruar se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Orlliqi u shpreh se Perëndimi duhet të insistonte në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Është e vështirë dhe e […]

Dalin pamjet nga takimi Kurti – Vuçiq, të pranishëm edhe Bislimi e Petkoviq

Tashmë kanë dalë edhe fotografitë nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në këtë takim, përveç ndërmjetësve Lajçak e Borrell, janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Temë e këtij […]

Maliqi për takimin e Kurtit-Vuçiq: As këndej as andej, me dy karriget e Vuçiqit dhe tri karriget e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi pritet të nisë në orën 18:00 dhe thuhet se do […]

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzën e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzën e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë. Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, […]

Nis takimi Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Nga BE-ja thanë se presin që palët “të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës”, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet […]