Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, nuk parashikohet asnjë ndryshim në dislokimin e forcave ushtarake të SHBA-së. Në një përgjigje zyrtare me shkrim, ai specifikoi: “Sot, nuk kemi për të njoftuar asnjë lloj ndryshimi në dislokimin e forcave tona”. Ky reagim i Pentagonit vjen […]
Një i ri 31-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur gjatë natës së të merkurës në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Viktima e kësaj ngjarjeje të dhimbshme është Dashnor Kërleshi, i cili përkundër përpjekjeve mjekësore, nuk arriti t’u bënte ballë plagëve të rënda që pësoi nga përplasja. […]
Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të madhërishëm të Ramazanit. Në adresimin e tij, Kurti nënvizoi se “Ramazani shërben si një periudhë e vetëpërmbajtjes personale dhe solidarizimit të përbashkët, e mëshirës hyjnore dhe mirësisë midis njerëzve”. “Ramazani përfaqëson […]
Ashtu siç tashmë është bërë traditë, për nder të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, pjesa e Prishtinës së vjetër është ndriçuar me drita dekorative, për të sjellë kështu një atmosferë më të ngrohtë Ramazani. Përveç pjesë së Prishtinës së vjetër, këtë vit, është ndriçuar edhe sheshi kryesor i kryeqytetin, çka e bën edhe më […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar juristin e mirënjohur ndërkombëtar, Sir Geoffrey Nice, i cili shoqërohej nga avokati Taulant Hodaj. Gjatë kësaj vizite, Sir Geoffrey e ka uruar Kryeministrin Kurti për rizgjedhjen e tij dhe fitoren plebishitare në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke vlerësuar angazhimin e qeverisë në […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht drejt Washingtonit për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, ky angazhim i rëndësishëm vjen me ftesë të drejtpërdrejtë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku Osmani do të jetë krah liderëve të tjerë botërorë. Osmani e […]
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar trupit gjykues në Hagë këtë të mërkurë, duke theksuar prerë se drejtësia e vërtetë nuk mund të vendoset përmes “ndjekjes penale të njerëzve të pafajshëm”. Gjatë procesit gjyqësor që po ndiqet me vëmendje nga agjencia Reuters, Thaçi dhe tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së akuzohen për krime […]
Artisti Azem Haziri ka përdorur fuqinë e muzikës për të dëshmuar dhimbjen e Kosovës në zemër të Mynihut. Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, pianisti kosovar realizoi një performancë prekëse artistike në qendër të qytetit gjerman, duke nderuar kujtimin e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe. I veshur me një […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar besimtarëve myslimanë me një mesazh të ndjerë urimi me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Përmes këtij komunikimi, e para e shtetit ka vënë theksin te pesha shpirtërore e kësaj periudhe, duke e cilësuar atë si një kohë të çmuar për reflektim […]
Avni Ajeti, bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim prekës mbi epokën e lavdishme të UÇK-së dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet aktualisht në Hagë. I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Ajeti komentoi gjykimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, duke u shprehur i nderuar që ka pasur […]
