Kryeministri i Spanjës e uron Kurtin: !Ky rezultat është dëshmi e besimit që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen”

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në letrën e tij, Sánchez e cilëson këtë fitore si dëshmi të besimit të qytetarëve të Kosovës në udhëheqjen dhe vizionin e Kurtit. “I nderuar Kryeministër Kurti, në emër të Internacionales […]

Arrestimi i Erion Veliajt! SPAK zbardh akuzat dhe skemën korruptive në Bashkinë Tiranë

SPAK ka zbardhur akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e sotme me urdhër të kësaj strukture. Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se Veliaj u arrestua për akuza si ‘shpërdorim detyre’, ‘korrupsion aktiv’, ‘korrupsion pasiv’, ‘mosdeklarim i pasurisë’ dhe ‘pastrim parash’. Në njoftim zbardhet edhe skema korruptive ku sipas SPAK […]

BDI: Shqiptarët të poshtëruar dhe të përjashtuar edhe në ushtri

BDI sot përsëri ka ngritur shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut. Nga atje thonë se shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike. “Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, […]

LVV-ja kryeson edhe në Dragash

Rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka një epërsi të votave krahasuar me PDK-në dhe LDK-në. KQZ në platformën e saj ka raportuar se në Dragash janë numëruar 98.21% të votave, ku LVV ka marrë 26.66%, PDK ka marrë 23.64%, dhe LDK ka marrë 23.27%. […]

Osmani udhëton për në Paris, me ftesë të Macron merr pjesë në Samitin e Inteligjencës Artificiale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve […]