Gashi: Bravo Albin, bravo kryeministër!

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar dje 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bruskelit mes Kosovës dhe Serbisë, atë kohë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai serb Ivica Daçiq. Ai ka akuzuar Serbinë, se asnjëherë nuk i ka respektuar marrëveshjet dhe as nenin 14 të marrëveshjes për mos pengim të Kosovës në rrugën […]

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë – kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon katër shtëpi, vilë, truall, tokë. Njërën prej shtëpive ai e ka në Golem të Shqipërisë, të cilën e ka blerë në vitin 2022, vlera e të cilës është 340 mijë euro, transmeton Telegrafi. […]

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se është aksionar në tri kompani. I pari i Prishtinës ka deklaruar se është pronar i tri banesave, një rezidence dhe një objekti afarist. Ai po ashtu ka thënë se posedon një veturë Tesla […]

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Për më tepër, sipas tij, sa herë që Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika në vendet respektive. I pyetur nga N1 Bosnia se cili ka qenë […]

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se pavijoni i vendit ka fituar një Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në edicionin e 60-të të të njohurit Bienal i Venecias. Kjo mirënjohje vjen si një premiere që prej pjesëmarrjes së parë të Kosovës në këtë event prestigjioz në vitin 2013, […]

“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë lidhur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Haradinaj ka thënë se investimi i 90 milionë eurove vetëm “për zgjerimin e rrugës ekzistuese” është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut. “Me projektin e Autostradës së Dukagjinit […]

Osmani: Serbia po bën shovinizëm sikur në vitet e 90-ta, të reagojnë ndërkombëtarët me veprime

Presidentja, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht të bëjnë çmos për ta ndalur, siç ka quajtur ajo, çmenduri që është duke e bërë Serbia derisa po i ndalon dhe po ua merr paligjshëm dokumentet e qytetarëve të Kosovës derisa ata po kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë. Presidentja tha se […]