PK suspendon tre policë në Prishtinë, dyshohen për rrahjen brutale të një të riu në “Muharrem Fejza”

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar se po heton një incident të rëndë të ndodhur rreth mesnatës së 30 qershorit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Rasti u bë publik fillimisht nga portali IndeksOnline, i cili raportoi se një i ri ishte ndjekur dhe rrahur brutalisht nga persona të dyshuar si zyrtarë policorë civilë. […]

Rasti “Ademaj”: Të akuzuarit në gjykatore nën masa të rrepta sigurie, sot pritet të dëshmojë vëllai i viktimës

Ka nisur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës një seancë e re gjyqësore në rastin e profilit të lartë të vrasjes së Liridona Ademajt. Të tre të akuzuarit janë sjellë në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj. Të pranishëm në […]

Kriza institucionale, dialogu dhe NATO: Temat që dominuan takimet e zyrtarit amerikan Hanrahan me liderët kosovarë

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, ka përmbyllur një sërë takimesh me liderët kryesorë politikë në Kosovë, të cilat nxorën në pah një konsensus të plotë për partneritetin strategjik me SHBA-në, por edhe thekse të ndryshme lidhur me sfidat aktuale të vendit. Në qendër të diskutimeve ishin kriza institucionale, dialogu me […]

Kryeziu me letër të hapur për Grenellin pas akuzave ndaj Osmanit: Ajo është Presidente, meriton kortezi minimale

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, i është drejtuar me një letër të hapur ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, pas akuzave që ky i fundit i bëri Presidentes Vjosa Osmani. Grenell pretendoi se Presidentja Osmani ka manipuluar një deklaratë të Presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me parandalimin e një sulmi serb ndaj Kosovës, ndërsa Kryeziu i […]

Skemë mashtrimi në bursën e Londrës: Dënohen me 6 dhe 5 vite burg vëlla e motër shqiptarë për tregti me informacione të brendshme

Një analist financiar shqiptar me karrierë të suksesshme në Londër dhe motra e tij janë dënuar me burg për një skemë mashtrimi me informacione të brendshme, përmes së cilës kishin përfituar rreth 1 milion stërlina. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Redinel Korfuzi, 38 vjeç, u dënua me 6 vite burg, ndërsa motra e tij, Oerta […]

Presidentja Osmani paralajmëron konferencë për t’iu përgjigjur akuzave të Richard Grenellit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media për të adresuar akuzat e fundit të ish-emisarit amerikan, Richard Grenell. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili saktësoi se konferenca do të mbahet menjëherë pas kthimit të Presidentes nga vizita e saj në […]

UP shpallë rezultatet preliminare të të pranuarrve, konkurencë e ashpër në Mjekësi dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese të mbajtura më 10 dhe 11 korrik 2025. Analiza e këtyre rezultateve nxjerr në pah një konkurrencë të lartë në dy fusha kyçe studimi, duke reflektuar interesimin dhe kërkesën aktuale në tregun e punës. Fakulteti i Mjekësisë ka shënuar kërkesën më të madhe, […]

Ahmetoviq (SPD): Serbia s’mund të kërkojë standarde për serbët në Kosovë dhe t’ua mohojë ato shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Bundestagun gjerman, Adis Ahmetoviq, ka deklaruar se Serbia nuk mund të kërkojë të drejta dhe standarde për pakicën serbe në Kosovë, ndërkohë që shkel dhe injoron të drejtat e pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës. Në një intervistë për Deutsche Welle, Ahmetoviq, i cili është zëdhënës për politikë të […]

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme. Sipas këtyre të dhënave, vranësirat dhe rrebeshet lokale do të […]