Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përgjatë adresimit të sotëm, është pyetur nga gazetarët edhe për aktakuzën e autoriteteve të Kosovës për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se organet serbe po e kryejnë hetimin e tyre, duke shtuar se EULEX-i nuk ia ka dorëzuar Beogradit të dhënat e kërkuara. Vuçiq […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alarmuar se Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës. Në një shkrim në Facebook, Kurti teksa ka numëruar krimet e Serbisë në luftën në Kosovë, ka thënë se pavarësisht dëshmive të gjenocidit në Kosovë, kjo nuk po e pengon presidentin […]
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, nën dyshimin për shpërlarje të parasë dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Përmes raporitt 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë […]
Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit. Këtë ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri, i cili tha se me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Ai bëri të ditur se deri më tani s’ka të arrestuar e […]
Diku nëntë persona të armatosur rëndë e të prirë nga ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ishin fotografuar 10 muaj para se të kryhej sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Fotografia ishte realizuar para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë të Veriut. Por jo nuk ishte e vetmja fotografi. Në një tjetër, shihet sërish […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të ketë zgjidhje të kënaqshme për serbët, për “problemin e Kosovës”. “Ne do të mund t’i sulmonim të gjithë dhe t’u themi se kemi zgjidhje për problemin e Kosovës, por s’mund të ketë asnjë zgjidhje të kënaqshme për serbët”, ka thënë ai në një fjalimin […]
Përpara ndarjes së çmimit për media të njohur si “M100 Media Award” është shfaqur një video ekskluzive për të arriturat dhe punën e presidentes Vjosa Osmani. Aty janë përmendur aktivitet e saja që nga mosha 16-vjeçare, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë. Më pas është përmendur edhe puna e saj për dialogun Kosovë-Serbi dhe […]
Kryetarja e Kuvendit Popullor të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë është më e rënda deri më tani, pasi që, sipas saj, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dëshiron t’i pastrojë etnikisht serbët. Brnabiq e ekzagjeron duke e akuzuar Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë. “Kjo sepse më duket se Kurti nuk […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Osmani tha se Vuçiqi mund të shpallë çfarë të dojë, por tha se realiteti i përhershëm është se Kosova është dhe do të mbetet përherë […]
Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në ambientet e Bankës Paralele të Serbisë në Leposaviq. Lajmin e ka bërë të ditur portali Kossev. Veton Elshani, zëdhënës i Policisë, ka bërë të ditur se bastisja po bëhet me urdhër të Gjykatës. “Sipas këtij urdhri, sot kemi hyrë në objektin e Ministrisë së Financave të Serbisë, […]
