Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se djali i Sali Çekajt i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hysen Çekaj siç ka njoftuar Abdixhiku do të jetë edhe kandidat për deputet i LDK-së nga dega e partisë në Gjermani. “Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë. Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do ta marrë pjesë në dy tubime të Lëvizjes Vetëvendosje. Siç ka njoftuar deputeti Dimal Basha, e pranishme do të jetë edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës së viti të kaluar. Maqedonci në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo mund të ndodh për faktin […]
Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një përgjigje me shkrim. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca fillestare në këtë çështje penale është […]
Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë në të cilin përdoren termet “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, gjersa nuk referohej si nëna dhe babai , ka shkaktuar reagime të shumta. E në lidhje me këtë ka reaguar dhe lideri i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili ka thënë se duhet t’i rezistojmë përpjekjeve për të […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, është një 45-vjeçar me inicialet F.Z. I dyshuari për vrasjen ende nuk është identifikuar nga Pollicia, por policia thotë se po punon për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar vrasjen e doganierit të EULEX-it, Audrius Šenavičius, i cili u vra 11 vite më parë në një pritë pranë Zveçanit, teksa ishte në detyrë. Sveçla e cilësoi këtë përvjetor si një ditë dhimbjeje për familjen e Audrius dhe kolegët e tij, […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar përkushtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke rikujtuar aplikimin formal të bërë në dhjetor 2022, Kurti ka bërë thirrje për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke e cilësuar këtë hap si të merituar dhe të vonuar për Kosovën. “Anëtarësimi në […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur nga Brukseli tha se Serbia “është brenda lojës” sa i përket përmbushes së kritereve për të marrë pjesë në Fondin e Rritjes, këstin e parë të së cilit tha se do ta marrin “në fund të tetorit ose fillim të nëntorit”. U lëshua në komentime edhe të palës […]
