Kusari-Lila kritikon Sarrazinin: Ndalimi i mallrave serbe çështje e sigurisë kombëtare, jo standarde më të rënda për ne

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar në nëntekst emisarin gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin, duke thënë se “standardet e njëjta duhet të aplikohen edhe për shtetet tjera” referuar moszbatimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë në kuadër të Procesit të Berlinit nga Bosnje-Hercegovina. “Kërkojmë që standardet e njëjta të aplikohen […]

Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe

Ndërsa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës së lidhur me BE-në për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, i dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar Kosovën dy herë në një misioni për të sqaruar problemet me Marrëveshjen […]

​Kryesia vendos, të enjten seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në rend të ditës janë në shqyrtim pikat nga seancat e kaluara, ku përfshihet edhe marrëveshjet ndërkombëtare. Për këto të fundit, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh optimiste se do të miratohen. Krahas kësaj, ajo tha se Kosova […]

Mjekët i thanë se ka jetë vetëm 1 vit, por ajo merrë pjesë në maratonë! Koci rrëfen rastin e bashkëshortes

Avokati Koci ka ndarë me ndjekësit një histori emocionuese për gruan e tij, Merita, e cila ka përballuar një diagnozë të rëndë shëndetësore, raporton GazetaBlic. Ai shkruan se, pavarësisht prognozave të këqija, me vullnet dhe mbështetje, ajo ka tejkaluar problemin dhe së fundmi ka marrë pjesë në Maratonën e Prishtinës, duke arritur një rezultat fantastik […]

Thaçi: Ushtria e Kosovës po forcohet falë investimeve të Qeverisë Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, theksoi se Ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë falë investimeve të Qeverisë Kurti. Ai nënvizoi gatishmërinë e forcave të armatosura për të mbrojtur çdo cep të atdheut, duke e udhëhequr ushtrinë nipi i heroit Adem Jashari, së bashku me ish-ushtarin e UÇK-së, Ejup Maqedonci. “Këto investime synojnë të sigurojnë […]

Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë

Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës. Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, kjo u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët […]

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Qeveria që të mos jetë “bllokuese” në investimet e kryeqytetit, por mbështetëse dhe bashkëpunuese. Rama ka thënë se për kryeqytetin buxheti është i limituar, duke shtuar se projektet e mëdha në Prishtinë kanë kosto të lartë dhe për këtë ka kërkuar partneritet publiko-privat. “E dini […]

Vjosa Osmani në New York: “Abetarja, çelësi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në New York, ka shprehur mirënjohjen e saj për përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë që po e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Në një postim në Facebook, Osmani ndau emocionet e saj për mikpritjen e ngrohtë që i bënë në disa shkolla shqipe në qytet. […]

Kryeministri Kurti me fjalë prekëse përkujton dëshmorët: Një dashuri e pavdekshme për lirinë e Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në postimin e tij të fundit në Facebook, ka nderuar sakrificën e heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në përvjetorin e 26-të të rënies së tyre. Ai e përshkroi jetën dhe veprën e tyre si një simbol të pastër të dashurisë për lirinë e Kosovës, duke thënë se “jeta e […]