Nën dyshimin se në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Prizren gjatë viteve 1998-1999 ka kryer vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile shqiptare në Suharekë, ndaj një qytetari të nacionalitetit goran është ngritur aktakuzë për veprën penale krime lufte. Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot […]
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, deklaroi se ushtarët e KFOR-it nuk kanë më arsye të rrinë mbi urën e lumit Ibër. Sipas saj, siguria në veri është e kënaqshme dhe nuk ka arsye për praninë e ushtarëve. “Nuk ka arsye që ura të mbetet e mbyllur për vetura dhe nuk ka më arsye të kemi […]
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, duke thënë se këto institucione apo struktura paralele serbe janë mbyllur nga Policia e Kosovës pas kërkesës së ministrisë që ai drejton. Krasniqi tha se objektet e liruara do të shfrytëzohen për kërkesat e qytetarëve atje […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion. Haradinaj thotë se janë nënshkruar qindra tenderë njëburimorë në vazhdimësi dhe për një gjë të tillë thotë se Kurti do të përfundojë në burg. “Po ky ka me […]
Paneli për Lirim me Kusht i përbërë nga Agim Maliqi- kryesues dhe anëtarët Burim Ademi dhe Besim Zllashi, më 7 gusht 2024 kishin marrë vendim për lirim me kusht të Premtim Gashit, i cili ishte në vuajtje të dënimit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi për lirimin e tij, është […]
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti gjithmonë kanë qenë në bazë të kompetencave si Qeveri dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Nagavci ka thënë se bashëpunimi është tejet i rëndësishëm, teksa përmendi edhe raportet me partnerët ndërkombëtar. Ajo tha se Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pranon se nuk mund të futet në Kosovë. “Sa i përket shkuarjes time në Mitrovicë, nëse më lejonin do të shkoja që nesër. Dhe jo vetëm atje, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë e Metohi. Nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimeve të […]
Situata në pjesën Veriore të Kosovës sot raportohet të jetë e qetë. Në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, tashmë kanë zënë vend simbolet e Republikës së Kosovës. Mediat atje, raportojnë se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët para dy ditësh kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një mëngjes pune me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Kurti në një postim në Facebook shkruan se në Ballkonin e Hapur kanë diskutuar për […]
Në Gjykatën Themelore në Prizren sot ka dështuar të mbahet seanca shqyrtuese ndaj profesorit të Universitetit ”Ukshin Hoti”, Bashkim Zahiti, i cili dyshohet se e kushtëzoi studenten me raport intim, në këmbim të notës. Sipas gjykatëses Ajser Skenderi, i akuzuari mungoi për arsye shëndetësore dhe si rrjedhojë seanca ndaj profesorit i cili dyshohet për keqpërdorim […]