Zbulohet plani Trump për fundin e luftës

Këshilltarë të Donald Trump po i paraqesin privatisht propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që do të përfshinin lëshimin e pjesëve të mëdha të territorit për Rusinë në të ardhmen e afërt. Kështu pretendon agjencia e lajmeve Reuters, që analizon deklarata dhe intervista të personave të afërt me presidentin e zgjedhur. Propozimet nga […]

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që e mbështet krijimin e shtetit të Palestinës

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbrojtur edhe një herë të martën fundin e pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe krijimin e një shteti palestinez, duke thirrur për qershor 2025 një takim ndërkombëtar me qëllim promovimin e zgjidhjes me dy shtete. Në një rezolutë të miratuar me 157 vota, 8 kundër […]

Drejtuesit e bankave japoneze premtojnë ta paguajnë me jetën e tyre nëse gjenden fajtorë

Drejtuesit e Bankës Shikoku kanë gjetur një mënyrë të çuditshme për të siguruar klientët se punon me zell – duke premtuar ta paguajnë me jetën e tyre nëse dëshmohen fajtorë për “pabarazi financiare”. Përgjegjësit e bankave gjithmonë mbahen në standarte të larta etike, duke pasur parasysh se ata menaxhojnë pasurinë e mijëra, madje miliona njerëzve, […]

A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?

A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nëse vjen në Gjermani? Për këtë çështje ka shpërthyer një mosmarrëveshje e madhe. Një javë më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e vuri qeverinë gjermane para një dileme të madhe: Gjykata lëshoi ​​urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministritizraelittë Mbrojtjes të shkarkuar së fundmi, […]

Refuzuan t’i shesin alkool, braziliania futet me veturë në dyqan dhe shtyp dy punonjës – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (video)

Një 21-vjeçare nga Brazili po ballafaqohet me akuzat për tentimvrasje, kur me veturën e saj u përplas në dyqanin e pijeve alkoolike – ku si pasojë mbetën të lënduar dy persona, kanë njoftuar autoritetet braziliane në Tocantins. Samia Sa kishte vizituar dyqanin e pijeve alkoolike dhe humbi durimin, kur mësoi se nuk mund të blejë […]

Meta po ndërton një kabllo nënujore prej 10 miliardë dollarësh që do të rrethojë globin

Meta thuhet se po planifikon të ndërtojë një kabllo nënujore me fibra optike që do të përshkonte globin. Burime pranë Metës, e cila ka në pronësi të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thanë se kompania mund të shpenzojë mbi 10 miliardë dollarë për një projekt prej gati 40,000 kilometrash, transmeton Telegrafi. Meta thuhet se do të […]

Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave

Punëtorët në fabrikat e Volkswagen në të gjithë Gjermaninë kanë nisur grevat, pasi prodhuesi kërcënoi të mbyllte fabrikat mes kërkesës në rënie dhe një tranzicioni më të ngadaltë se sa pritej te automjetet elektrike. Punëtorët në turnin e mëngjesit dolën në grevë për dy orë, ndërsa ata në turnin e mbrëmjes planifikojnë të largohen herët […]