Në Moskë vritet njeriu që modernizoi raketat ruse – u eliminua nga operativët e inteligjencës ukrainase

Operativët e inteligjencës ukrainase kanë marrë përgjegjësinë për “eliminimin” e shkencëtarit rus – përgjegjës për modernizimin e raketave ruse, duke i bërë ato akoma më vdekjeprurëse. Pamjet e shpërndara në X, shfaq pasojat e sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Mikhail Shatsky në Moskë, transmeton Telegrafi. Një video e shkurtër shfaq personelin e forenzikës në […]

Irani duhet të jetojë me ‘realitetet e reja’ të Sirisë, thotë kreu i Gardës Revolucionare

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit tha se vendi duhet të jetojë me “realitetet” e reja të Sirisë pas përmbysjes së presidentit të mbështetur nga Teherani, Bashar al-Assad, raportoi media shtetërore të enjten, shkruan The Guardian. Sa i përket Sirisë, Irani “po përpiqet vërtet ditë e natë për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që mundej; […]

Aston Martin, Lamborghini, Ferrari, Ward e CNN eksploron garazhin e Assadit: Ndërkohë që sirianët s’kishin çfarë të vënin në tryezë

Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad zotëronte disa garazhe plot me vetura luksoze. Gazetarja e CNN, Clarissa Ward ka qëndruar në njërën prej tyre, në kompleksin e pallatit presidencial. Aston Martins, Lamborghini dhe Ferrari janë të rreshtuara në parkingun dhe, jashtë këtij parkingu, ka më shumë parkingje të mbushura me dhjetëra e dhjetëra vetura të blinduara. Veturat […]

Putini nis hakmarrjen e brendshme për dështimin në Kursk

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve për reagim joadekuat ndaj inkursionit në zonën e Kurskut nga trupat ukrainase. Instituti Amerikan i Luftës ka thënë në raportin e fundit se Putin e ka ngritur në detyrë komandantin çeçen Apty Alaudinov dhe zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov, derisa hoqi nga detyra ish-guvernatorin […]

Kapet i dyshuari për vrasjen që tronditi SHBA-në

Luigi Mangione, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të shefit të UnitedHealthcare, Brian Thompson, është akuzuar për vrasje nga prokurorët në New York. tregojnë të dhënat e gjykatës. Prokurorët në Pensilvani, duke përmendur ID të rreme dhe një shumë të madhe parash të gjetura në Mangione, argumentuan se ai mund të arratisej  dhe […]

Ukraina sulmon helikopterët dhe anijet ruse në Krime me dronë ujor!

Inteligjenca ukrainase SBU ka publikuar sot pamjet të dronët ujor të njohur si Sea Baby, duke shkatërruar helikopterët dhe anijet ruse në Krimenë e pushtuar. Pamjet janë filmuar gjatë 6 dhjetorit në brigjet e Kerçit në lindje të Gadishullit, ku helikopterët, aeroplanët dhe anijet patrulluese tentuan të ndalin dronët ujor të ukrainasve, transmeton Telegrafi. “Pilotët […]