SHBA i vendos ultimatum Rusisë: Armëpushim në Ukrainë brenda 50 ditëve ose do të përballet me masa të reja

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia do të përballet me tarifa doganore ndëshkuese nëse nuk i jep fund konfliktit në Ukrainë brenda një afati prej 50 ditësh. “Afati është 50 ditë, dhe siç është bërë e qartë, nëse një marrëveshje armëpushimi ose paqeje nuk arrihet brenda kësaj kohe, apo nëse Rusia refuzon ta pranojë […]

Zelensky i propozon SHBA-së partneritet strategjik për teknologji ushtarake dhe armatim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim strategjik, duke ofruar teknologjinë e avancuar të dronëve në këmbim të furnizimit me armë amerikane. Në një intervistë dhënë për “The New York Post”, Zelensky theksoi se një marrëveshje e tillë do t’i shërbente interesave të të dy kombeve. “Populli amerikan ka […]

NATO urdhëron dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë ‘sa më shpejt të jetë e mundur’

Janë duke u bërë përgatitjet finale për transferimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot drejt Ukrainës, me synimin që kjo të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kështu ka deklaruar komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Duke folur në një konferencë në Wiesbaden të Gjermanisë, komandanti […]

Arrestimi i zyrtarit për spiunazh, PREVENT: Dëshmi e pjekurisë së shtetit, jo rast i izoluar

Instituti për Siguri dhe Resiliencë – PREVENT ka përshëndetur aksionin e koordinuar dhe vendimtar të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, si Prokuroria e Shtetit, Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe AKI, për arrestimin e zyrtarit policor Bojan Jevtić, i cili dyshohet për përfshirje në spiunazh dhe ofrim të informacioneve të ndjeshme për inteligjencën […]

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania nënshkruajnë pakt historik për mbrojtjen reciproke

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të firmosin sot në Londër një traktat historik anglo-gjerman, duke u zotuar për ndihmë mbrojtëse reciproke në rast sulmi të armatosur, siç raporton Bloomberg. Sipas agjencisë Politico, ky traktat përfaqëson paktin më të rëndësishëm dypalësh mes dy shteteve që prej vitit 1945. Marrëveshja, e cilësuar […]

Trump shqyrton dërgimin e raketave Tomahawk dhe ATACMS në Ukrainë, në shënjestër Moska dhe bazat ushtarake ruse

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Ukrainë, raporton Washington Post duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë. Këto raketa, nëse lëshohen nga territori ukrainas, kanë kapacitetin të godasin thellë në Rusi, përfshirë qytete si Moska dhe Shën Petersburgu. Forcat amerikane i […]

Elon Musk publikon hartën e natalitetit në Evropë: Kontinenti “në të kuqe”, Kosova me normën më të lartë

Miliarderi Elon Musk, i përshkruar edhe si ish-bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar në profilin e tij në platformën sociale X një hartë që pasqyron gjendjen e natalitetit në Evropë. Harta paraqet vendet evropiane të klasifikuara sipas normës së parashikuar të lindjeve për familje, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përcjell Telegrafi. Në të […]

Tragjedia ajrore në Londër: Publikohen pamjet e fundit të avionit, viktimë edhe një infermiere në ditën e parë të punës

Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Southend në Londër. Tragjedia ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur fluturimi SUZ1 i kompanisë holandeze Zeusch Aviation u përplas brenda perimetrit të aeroportit. Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar pamje që tregojnë momentet e […]

Trump kërcënon komedianen Rosie O’Donnell me heqje të shtetësisë: “Ajo është një kërcënim për njerëzimin”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po konsideron heqjen e shtetësisë së aktores dhe komedianes Rosie O’Donnell, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Lartë prej dekadash që e ndalon specifikisht një veprim të tillë. Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump shkroi se O’Donnell përfaqëson një “kërcënim për njerëzimin”. “Për faktin se […]