Trump vazhdon me kërcënimet ndaj Hamasit: “Nëse pengjet izraelite nuk lirohen deri të shtunën në orën 12, do t’a shihni ferrin…”

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur afatin e tij për të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. “Sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri të shtunën në orën 12 – mendoj se është një kohë e përshtatshme – do të thosha, anulojeni dhe gjithçka është e pavlefshme, lëreni ferrin […]

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse

Kremlini i ka bërë jehonë deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Ukraina një ditë mund të jetë ruse. Në një deklaratë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një pjesë e rëndësishme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse. “Fakti që një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të bëhet Rusi, dhe […]

“Shtet palestinez në tokë saudite”! Zjarr reagimesh nga bota arabo-islame

Vendet arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) kanë hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilat ai bëri thirrje për krijimin e një shteti palestinez në territorin e Arabisë Saudite, duke i përshkruar ato si “raciste dhe jashtë kontrollit”. Ata theksuan se “siguria e Mbretërisë është vija e kuqe”. Kjo është […]

Trump do heq monedhat një cent, sepse sipas tij, po kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Donald Trump ka njoftuar në rrjetin e tij social “Truth Social” se do të ndalojë prodhimin e monedhave një qindarke. “Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë grumbulluar qindarka që na kushtojnë më shumë se 2 cent. Është kaq e kotë! Unë e kam drejtuar Sekretarin tim të Thesarit të ndalojë […]

Ukrainasit shkatërrojnë një aeroplan luftarak rus si dhe një helikopter – pamje nga aksioni

Trupat ukrainase nga Brigada e 28 e Mekanizuar, ka arritur të shkatërroj një aeroplan luftarak rus Su-25 si dhe një helikopter në vijën e frontit në Toretsk. “Ushtarët tanë kanë shkatërruar një Su-25 si dhe një helikopter”, u tha nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi. Një video amatore shfaq momentin kur ushtari ukrainas shkrep predhën e […]

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Karaibet, alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur Detin Karaibe në jug të ishujve Kajman, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Alarmi për cunami u dha dhe autoritetet u kërkuan banorëve pranë vijës bregdetare të largoheshin. Bëhet e ditur se tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan AP, përcjell Telegrafi. Ndërsa qeveria e ishujve Kajman më vonë […]