Këshilli i Evropës ka njoftuar se sot do të fillojë Asambleja e Këshillit të Evropës, e cila do të zgjasë deri të premten e 19 prillit.
Nesër është faza e dytë në Asamblenë e Përgjithshme para asaj finale që do të ndodhë më 16 maj.
Ish- diplomati, Blerim Canaj shpreson se këtë herë Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, i cili tha se 2/3-at e votave mund të jenë të siguruara për kalimin e Kosovës në anëtarësim.
“Mirëpo çka është më e rëndësishme afro 2/3 mund të jetë të sigurueshme po them që nuk janë te siguruara sepse është dashur një punë e madhe. Punë të madhe kanë bërë edhe deputetët tjerë që kanë qenë aktiv në këtë drejtim dhe shpresojë që kjo pengesë të kalohet”, tha Canaj.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Canaj u shpreh se kalimi i Kosovës për anëtarësim, sipas tij, varet shumë edhe nga pjesëtarë të partive të tjera, siç e ceku ai, brenda partive gjermane, janë disa deputetë që janë pro votimit të Kosovës.
“Duket që këtë herë mund të kalojmë, nuk mund të themi që është 100% që do e kalojmë, mirëpo duke pasur parasysh që partnerët tanë të cilët e kanë një rëndësi për Këshillin e Evropës si gjermanët dhe austriakët kanë qenë goxha aktivë pro anëtarësimit, madje kanë qenë edhe goxha aktiv edhe në lobim me shtetet tjera të cilat kanë një votë. Mirëpo duket ta kemi parasysh ajo që folëm më herët varet shumë edhe nga pjesëtarët e partive të ndryshëm brenda një shteti psh. brenda Gjermanisë ka parti e cila është pro Kosovës, por mundet edhe nga ndonjë deputet të votojë kundër”, deklaroi Canaj.
Tutje, ai ka përmendur Serbinë e cila është deklaruar publikisht, se ka një grup punues e cila lubon për kundërshtimin e Kosovës në KiE.
“Aktivizimi i Serbisë në gjetjen e votave për të kundërshtuar Kosovën për anëtarësim, mirëpo nuk është diçka e re sepse Serbia është deklaruar publikisht se ka një grup punues e cila do të lubojë në kundërshtimin e Kosovës për anëtarësim në KiE. Duhet ta kemi parasysh që Serbia gjithmonë ka grupe punuese e cila mundohet ta pengojë Kosovën e cila nuk i ka bërë publike”, potencoi Canaj.
Derisa theksoi se Kosova është fokusuar që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
“Kosovës i duhen 2/3 vota që të votohet për anëtarësimin në KiE, kështu që shumica absolute duhet të jenë aty po shpresojë dhe besoj që deri më tani janë të siguruara këto vota. Ndryshime mund të ketë edhe 24-orët e fundit, këtë herë duke pasur parasysh që edhe Qeveria dhe parlamenti nuk ka pasur të bëjë me shumë organizata të mëdha, dhe e gjitha e kësaj është fokusuar në KiE”, ka thënë Canaj.
Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.