“Caktoje vendin ku të duash”, presidenti i Venezuelës dhe Musk pajtohen për “luftën”

1 minute, 15 seconds Read

Shefi i “SpaceX”, “Tesla” e “X”, Elon Musk iu përgjigj pozitivisht sfidës së presidentit venezuelian Nicolas Maduro për të luftuar, duke thënë “unë pranoj”.

Në një konferencë të hënën, Maduro në televizionin nacional i shpalli luftë Muskut, duke pretenduar se miliarderi dëshiron të pushtojë Venezuelën me raketat hapësinore.

“Elon Musk, je i dëshpëruar. Ti dole nga binarët. Kontrollo veten, ose do të dështosh ashtu si këta politikanë gjithë-amerikanë të udhëhequr nga krahu i djathtë. Elon Musk, kushdo që ngatërrohet me mua thahet. Kushdo që ngatërrohet me Venezuelën thahet, Elon Musk. Ju dëshironi luftë? Le të kemi luftë. Unë jam gati. Unë jam djali i Bolivarit dhe Chavezit. Nuk kam frikë nga ju, Elon Musk. Le të shkojmë ku të duash, siç themi ne në Caracas, ‘në lagje’. E dua Elon Musk. Thjesht trego ku”, ka thënë Maduro gjatë një konferencë për shtyp.

Musk të mërkurën u përgjigj në një postim me deklaratat e Maduros në “X”, duke shkruar: “Unë pranoj”.

Përplasja nisi kur Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të Venezuelës të dielën pasi siguroi më shumë se 50 për qind të votave, megjithëse opozita e vendet perëndimore thonë se rezultatet nuk janë të sakta.

Musku shpërndau video të venezuelianëve që shkatërronin fotot e Maduros dhe rrëzonin statujat e Hugo Chavezit, pasi shpërthyen protestat.

Publikime te ngjashme