Caktohet gjyqtari për ndeshjen Shqipëri-Serbi, është një italian

0 minutes, 36 seconds Read

Shqipëria do të presë në Serbinë, duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”. Përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Për këtë takim mjaft delikat dhe shumë të rëndësishmë për kuqezinjtë është mësuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. Kështu UEFA i ka besuar këtë përballje një italiani.

Kryesorë do të jetë Davide Massa, i cili do të ndihmohet nga Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Fabio Maresca. VAR-i i është besuar Aleandro Di Paolo, teka në AVAR do të jetë Daniele Davori.

Publikime te ngjashme