Burim Meta thotë se Kurti do e bëj qeverinë: “Ka llafe se do t’i bashkohen VV-së – ka nga AAK, LDK e PDK – s’flas me emra – ka nisë peshkimi”

0 minutes, 40 seconds Read

Ish-deputeti i “Guxo”, Burim Meta, ka thënë se ka elemente se disa deputetë të PDK LDK e AAK do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje pasi të marrin statusin e deputetit.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nuk përmend emra, por ka lëvizje.

“Ka fjalë, ka elemente, ka muhabte – që ka deputetë të opozitës të cilët do të ftojnë statusin e deputetit dhe do t’i bashkohen Vetëvendosjes. Ka të tillë edhe në AAK, ka edhe në LDK, dhe ka edhe në PDK”.

“Nuk jam këtu për me fol për emra, nuk i bëjë ato pazare unë”, ka thënë ai.

Pas kësaj, Burim Ramadani i tha Metës se sipas atij “kjo nënkupton se ka nisur peshkimi”.

Publikime te ngjashme