Bugajski thotë se Lajçak dhe Escobar kanë dështuar derisa s’ka njohje reciproke Kosovë-Serbi

0 minutes, 38 seconds Read

Janusz Bugajski, njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor ka falendëruar kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, që sipas tij po e thotë të vërtetën rreth procesit të dialogut.

Bugajski ka shkruar se se procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë.

Sipas tij, pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët kanë dështuar në detyrat e tyre.
“Faleminderit Ministres së Punëve të Jashtme që thoni të vërtetën: procesi i “normalizimit” është një farsë pasi të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë e tyre. Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë dështuar në punën e tyre”, ka shkruar Bugajski.

Publikime te ngjashme