Bubullima e shi me breshër, parashikimi i motit për sot

0 minutes, 55 seconds Read

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë dy javëve të ardhshme.

Sipas PW, e shtuna fillon me intervale me diell dhe mot shumë të ngrohtë. Vransirat vijnë duke u shtuar gjatë ditës, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë edhe si stuhi me breshër.

“Mot jostabil mbetet edhe ditën e diel, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 24C e 25C. Në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot relativisht më stabil, me më shumë diell dhe më ngrohtë me temperatura maksimale deri në 28C e 30C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

Nga mesi i javës vijuese sërish pritet të kemi disa ditë me mot jostabil, e mundësi për të reshura shiu me bubullima. Në javën e dytë të korrikut, sipas trendeve të fundit, pritet të ketë mot më të nxehtë dhe më stabil, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.

Publikime te ngjashme