Bllokimi i 29 milionëve, Rama: Kurti po e saboton kryeqytetin

1 minute, 10 seconds Read

Komuna e Prishtinës në muajin prill kishte kërkuar nga Ministria e Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai gjatë emisionit Debat Plus, ka thënë se është duke u vërejtur një bojkotim apo sabotim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Ministria e Financave ka luajtur me një ligj dhe po përpiqet të ndalojë 28.8 milionë euro.

“Unë vazhdoj me thënë edhe dua të besoj që jo, por normal që po vërehet, tash veç kjo tendencat e 28.8 milionëve të cilat janë para vetanake të kryeqytetit me u ndal mosardhja e tyre, kemi hyrë në maj, ne i kemi 172 projekte të ndërlidhura me pikërisht këto fonde, dhe ne jemi akoma duke i lutur me i bë ato bartje, ndërsa Ministria e Financave kanë luajtur aty me një ligj, edhe mundohen me i ndalë 28.8 milionë. Po shpresoj që është një gabim teknik edhe kanë për t’i lejuar këto edhe ne vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.

Publikime te ngjashme