Bllokadë në Stamboll: Juventusi buzë greminës pas goditjes dramatike nga Galatasaraji

0 minutes, 52 seconds Read

Juventusi gjendet seriozisht i rrezikuar për t’u eliminuar nga Champions League që në fazën play-off, pas një debakli të rëndë pësuar në Stamboll përballë Galatasarajit.

Ekipi turk triumfoi me shifrat 5-2 dhe tashmë shihet si favoriti kryesor për të kaluar tutje në raundin vijues. Vendasit diktuan lojën pothuajse gjatë gjithë kohës, derisa italianët regjistruan një prej humbjeve më të rënda në arenën evropiane.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ndonëse “Zonja e Vjetër” arriti të përmbyste shifrat për të kaluar në avantazh të përkohshëm 2-1, ata dështuan ta administronin këtë epërsi deri në fund.

Në minutën e 67-të, kur rezultati ishte 3-2, torinezët mbetën me një lojtar më pak në fushë, duke hapur rrugën për dy gola të tjerë ndëshkues.

Tashmë, skuadrës italiane i nevojitet një mrekulli sportive për ta përmbysur këtë situatë dhe për të siguruar kualifikimin në sfidën e kthimit të mërkurën e ardhshme./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme